Futboll

FC Drita U21 fiton derbin ndaj SC Gjilanit me rezultat bindës

Në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, është zhvilluar kryendeshja e Bon Voyage Superligës U21 ndërmjet SC Gjilanit vendas dhe FC Dritës, në të cilin kanë ngadhënjyer bardh e kaltrit me rezultat 0:3.

Ishte kjo një ndeshje e pëlqyeshme që kishte ngjallë kërshërinë e shikuesve dhe pas një loje të shkëlqyeshme dhe me plot aksione të bukura, futbollistët e Dritës kanë shënuar një fitore të pastër.

Në pjesëlojën e parë, futbollistët e Dritës kanë udhëhequr me rezultat 1:0 me golin që e ka shënuar Erblin Sokoli. Futbollistët e Dritës në pjesëlojën e parë kanë qëlluar edhe shtyllën, kurse edhe në pjesëlojën e dytë kanë qenë më të mirë.

Më pas gol ka shënuar edhe Meris Maliqi për 0:2, kurse krejt në fund në listën e realizatorëve është shënuar edhe Endi Halili për rezultatin përfundimtar 0:3.

Futbollistët e Dritës U21 që drejtohen nga kryetrajneri Ardian Latifi kanë bërë një hap para për të arritur play-offin, derisa futbollistët e Gjilanit U21 janë në vendin e dytë në Bon Voyage Superligën U21, menjëherë pas Prishtinës dhe mëtojnë pozitë të lartë në tabelë, për të luajtur më pas ndeshjet e play-offit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like