Gjilan

25- vjet nga rënia heroike e Ibrahim Uruqi-Hushi

25 vjet nga rënia heroike e Ibrahim Uruqi-Hushi

Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë, ndërsa dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martirë.

Ibrahim Uruqi ishte ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija e ngritur lart deri në piedestalin e vetë flijimit.

“Hushi” siq e thërrisnin të gjithë Ibrahim Uruqin, është nderi dhe krenaria e popullit të Kosovës. Vetëflijimi i tij është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për “Hushin” nuk shuhet kurrë, ai është gjithmonë në mendjet e zemrat tona ashtu siq është dielli i pranishëm në tokë me rrezet e tij.

Tek Ibrahim Uruqi që nga rinia e hershme ishin vërejtur shenjat e trimërisë, guximit e patriotizmit për kombin e atdheun.

Sakrifica e Ibrahim Uruqit u ndërtua për lirii, ku ai shpesh thoshte,” Liria ndërtohet me jetra të rënësh, ndërtohet me gjak e ndërtohet me dëshmor. Pa dashuri ndaj atdheut nuk ka liri”.

Ibrahim Uruqi ra për të mos vdekur kurrë në Betejen e Marecit, ku gjaku i tij ka një emër që quhet liri.

Ishte ditë e kobshme e 21 prillit të vitit 1999, në lagjen e Bullovitve ku ra në altarin e lirisë, duke luftuar si luan përballë armikut serb për ta shfarosur armikun shekullorë, që brezat e ardhshëm ta gëzojnë lirinë, të cilën e pritëm me shekuj të tërë.

Ibrahim Uruqi-Hushi – ishte një kolos i lirisë, ai në asnjë moment nuk iu nënshtrua pushtuesit serb edhe atëherë kur e kishin burgosur, ishte betuar se jetën e tij do t’ja falë vetëm lirisë, se më e ëmbël se liria për të nuk kishte.

Ibrahim Uruqi pas vete la bashkëshortën, vajzën Albulenën dhe djalin Endritin

Ndërsa sot me shume krenari emrin e tij e mbajnë shumë rruge e poashtu edhe Shkolla Fillore ne Bresalc.

You Might Also Like