Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se shumë shpejt do të fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Badovc.
Por ai nuk ka treguar saktë datën se kur do të nisin punimet.
“Do të fillojmë me punimet më shpejt’’, thotë ai.
Aliu, thotë se ka qenë dashur me u rividu projekti, duke treguar se ishte në pritje të një përgjigje për këtë çështje.
“U dashtë me u revidu projekti”, ka deklaruar ai për Front Online.
Duke llogaritur datën e nënshkrimit të kontratës 10.01.2024 dhe 125 ditëve të përcaktuar, i bie që punimet është dashur të përfundojnë në mesin e muajit maj 2024, por në teren punimet kanë ngecur.
Aktualisht është demoluar vetëm ura e vjetër. Ura e re pritet të jetë 38 metra e gjatë, me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse.
Kujtojmë se në fund të muajit prill 2023, MMPHI ka mbyllur urën tek Liqeni i Badovcit pas vlerësimit se paraqet rrezik.