Gjilan

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

 

Gjilan, 19 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 12 – 18 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej dyzet (40) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

–          nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, ndaj njëzetedy (22) personave,

–          tridhjetegjashtë (36) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),

–          gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave,

–          katër (4) raste të zgjidhura me marrëveshje dhe ndërmjetësim.

 

Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë intervistuar tridhjetë (30) palë.

You Might Also Like