Gjilan

Ka ndërruar jetë Irfan Shaqiri, luftëtari i paepur i çështjes kombëtare

Ka ndërruar jetë Irfan Shaqiri, luftëtar i paepur i çështjes kombëtare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.

Irfan Shaqiri ishte njëri ndër organizatorët kryesorë i demonstratës së 27 Nëntorit 1968 në Gjilan në mbrojtje të Flamurit Kombëtar. Irfani që në moshën rinore është marrë me veprimtari atdhetare, e për këtë ka qenë i burgosur e i dënuar disa herë. i arrestuar dhe dënuar sërish në vitin 1975, ai ishte dënuar me 7 vite burg të rëndë.

Miqtë e tij në facebook kanë shkruar:

Sot kam dhimbje e pikëllim. Sa shpejt po na ikin njerëzit e mirë. Po ikin atdhetarët e devotshëm njëri pas tjetrit, thuajse në revan se cili të ikë më shpejt.

I trisht qenka mëngjesi i sotëm. Të trisht më solli lajmin e rëndë se Irfan Shaqiri, sot na paska ikur sikur tinëz nga mesi ynë, për të na i lënë një boshllëk të cilin nuk e plotësojmë dot.

Irfani që në moshën rinore është marrë me veprimtari atdhetare, e për këtë ka qenë i burgosur e i dënuar disa herë. Ishte njëri nga organizatorët kryesorë i demonstratës së 27 Nëntorit 1968 në Gjilan. i arrestuar dhe dënuar sërish në vitin 1975…. E gjatë është lista e arrestimeve dhe marrjes në pyetje nga UDB-ja famëkeqe e Gjilanit dhe Prishtinës.

Lamtumirë Irfan. Prehu i qetë në tokën mëmë të Kosovës, të cilën e deshe më shumë se veten tënde, dhe për të cilën ke dhënë aq shumë nga jeta jote. Qoftë i paharruar kujtimi për ty.

Familjarët me kohë do të bëjnë publike kohën dhe vendin e varrimit. /kryeljmi.com/.

You Might Also Like