Gjilan

Reagon PDK e Gjilanit – Skandaloze: Komuna Gjilanit jep tender 450 mijë euro për punësimin e 28 mjekëve dhe infermierëve

Po thellohet gjendja e jashtëzakonshme buxhetore në komunën e Gjilanit, me veprimet e kryetarit të komunës i cili e nënshkroi tenderin prej 449,683.20 euro me një kompani nga Prishtina “KOSOVAMED” për punësimin e 28 mjekëve dhe infermierëve. Krejtë kjo pa asnjë planifikim buxhetor.
Konkurset për mjekë dhe infermierë janë vonuar më shumë se dy vite, ndërsa dhjetëra të punësuar kryetari i Gjilanit i ka bërë me kontratë në vepër, poashtu përmes kontratës me Islamic Reliefi Kosova ka nënshkruar 376 mijë euro kontratë bashkëfinancimi për 19 të punësuar.
Buxheti i planifikuar për paga vitin e kaluar ka shkuar në suficit, ndërsa buxheti i planifikuar për projekte përmes mallra dhe shërbimeve shpenzohet për punësime familjare.
Kjo është arsyeja se pse PDK nuk merr përgjegjësi në miratimin e buxhetit komunal, kur po shihen e dëshmohen veprimet skandaloze dhe të jashtëligjshme të kryetarit të komunës së Gjilanit.

You Might Also Like