Komunikacion

Aktivitete të Policisë me studentë për siguri në trafikun rrugor

Aktivitete për siguri në trafikun rrugor i Policisë së Gjilanit me të student

Gjilan, 15 tetor 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 15.10.2024 së bashku me student nga organizata jo qeveritare ‘’Fuqia e bashkimit rinor’’ në Gjilan, kanë zhvilluar një aktivitet që kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat në trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë.

Ky aktivitet shërbeu edhe si mundësi njihje nga afër me punën e Policisë, marrje informacionesh të dobishme mbi punën policore dhe mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë. Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive mbi mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të sigurt të qarkullimit rrugor dhe do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të ulët numri i aksidenteve në rrugë.

You Might Also Like