Momentalisht në Suharekë po zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së XI-të në Albi Mall Superliga mes Ballkanit dhe Gjilanit dhe ekipet kanë shkuar në pushimin midis pjesëve.
Në minutën e pestë, pas një intervenimi të dobët nga mbrojtja e Gjilanit nga një krosim nga këndi, me një goditje të fuqishme Emërllahu i dha epërsinë Ballkanit.
Në minutën e 11-të, pas një lëvizje mjaft të bukur nga Basa në krahun e djathtë, goditja e tij shkoi shumë afër portës të suharekasve.
Në minutën e 15-të, ish-lojtari i Ballkanit, Armend Thaqi avancoi përpara me hapa të shpejtë, goditja e tij e ulët dhe e saktë shkoi në këndin e ulët të majtë të Enea Koliçit për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 19-të, Tolaj me mjeshtërsi dribloi Roganoviçin në zonën e 16-metërshit të Gjilanit, por goditja e tij ishte e pasaktë.
Superloja e Gjilanit u konkretizua me gol në minutën e 40-të, ku po në të njëjtin kënd që goditi Thaqi, Edi Basa goditi saktë për ti dhënë epërsinë Gjilanit.
46′ Ballkani 1:2 Gjilani.