LAJME

Lutfi Haziri apelon qytetarët: Shfrytëzojeni edhe orën e fundit për të votuar

Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur para pak çastesh një konferencë për media, ku ka publikuar gjetjet sa i përket ditës së votimit.

“Bashkë me kolegët e mi, kemi vizituar sot 42 shtabet e nëndegëve të LDK’së në qytet dhe fshatra, sikur që kemi qenë vazhdimisht në koordinim edhe me parnerët e koalicionit në Gjilan dhe Anamoravës. Deri në ora 17:00, sipas pëfaqësuesve tanë në qendra të votimit, kanë dalë 39 për qind të qytetarëve”.

“Përgjithësisht, jemi të kënaqur me daljen e njerëzve, por apeloj qytetarët që ta shfrytëzojnë edhe orën e fundit, që të votojnë për mbrojtjen e Republikës. Në këtë mënyrë, do të parandalojnë edhe çdo keqpërdorim të mundshëm. Kemi vërejtuar disa probleme teknike, e parregullësi, të cilat janë eliminuar, pastaj dy intervenime të shpejta të policisë. Ajo që është e rëndësishmë është që kemi punuar për parandalimin e trenit bullgar”.

“Rasti më i rëndë është i një OJQ’je të certifikuar, përkrahëse e PDK’së, e cila vazhdimisht në shumë raste ka tentuar të ndikojnë tek votuesit për instruksione e këshilla të ndryshme. Në rastin e dytë, janë suflerat e Lëvizjes së Kuqe, që tregojnë se si të votojnë, e këta janë të Lëvizjes së Kuqe. Kemi gjetur disa raste kur në librat zyrtar të kandidatëve në qendrat e votimit, kanë qenë të rrumbullakësuar disa nga kandidatët e Lëvizje së Kuqe”.

Çdo tendencë për t’i futur duart në kuti, sikur në buxhet, është e papranueshme”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Haziri në konferencën me gazetarë.

You Might Also Like