Drita dhe Suhareka kanë zhvilluar një nga dy ndeshjet e parapara për t’i zhvilluar këtë edicion.
Ndeshja e parë ishte shtyer nga klubi gjilanas, duke parë angazhimet në garat evropiane Drita nuk arriti të luante ndeshjen ndaj Suharekës në shtëpi.
Vetëm një takim u zhvillua me Dritën e cila fitoi 1-2 në Suharekë pas një përmbysje të madhe nga skuadra e Zekirija Ramadanit.
Ndeshja e mbetur siç mësojnë burimet e Gazetës OLLE zhvillohet të mërkurën 20 nëntor me fillim nga ora 13:00.
Kjo do jetë një mundësi e jashtëzakonshme për vendasit që të rrëmbenin pozitën e parë, ndërsa mysafirët të rikthehen në garën për titullin kampion.