Futboll

VAJZAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHMETI” KAMPIONE KOMUNALE NË FUTSALL

Vajzat e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“ në Gjilan janë shpallur kampione komunale në futsall në garat që janë mbajtur në kuadër të sportit shkollor.

Gjimnazistet në finale kanë mundur ekipin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë „Asllan Elezi“ me rezultat 3:1. Golat për vashat e gjimnazit i kanë shënuar Ema Maliqi, Agnesa Bislimi dhe Leona Maloku.

Ekipi që është udhëhequr mjeshërisht nga profesor i Kulturës Fizke dhe Sportit, Blerim Shala është përbërë nga lojtaret:

Adea Mustafa, Ema Maliqi, Medina Ramadani, Aulona Lakna, Fatbardha Limani, Eda Shaqiri, Mbaresa Avdyli, Leona Maloku, Agnesa Bislimi dhe Elsa Sherifi.

Kryetrajneri Shala është shprehur i kënaqur me paraqitjet e lojtareve dhe me angazhimin e tyre, duke theksuar se ato me përpikmëri i janë përgjigjur kërkesave të tij dhe me një lojë të disiplinuar kanë dëshmuar se ishin më të mirat në këto gara.

Vajzat e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“ do t’a përfaqësojnë Gjilanin në garat regjionale në futsall.

You Might Also Like