OPINION

KRYETARI I GJILANIT ALBAN HYSENI TE NËNË STANA

Prej 8 Shtatorit 2024, kur unë bëra shkrimin e parë, në nderim të Nënë Stanës dhe bashkëluftëtarëve tanë, vazhdojnë vizitat te Nënë Stana, te Nëna e UÇK-së, te Vëllezërit luftëtar, ushtarët e UÇK-së, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, te Shtëpia heroinë e UÇK-së, në Peshter të Brusit! Ashtu si edhe herave tjera gjatë vizitave, sot kisha knaqësinë, që të isha në shoqërim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, mikut tim të nderuar Alban Hysenit dhe Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, mikut tim të nderuar Kushtrim Zeqiri, në vizitën e tyre te Nënë Stana, te Nëna e UÇK-së, te heroina e madhe e luftës për liri e çlirim, kundër Serbisë pushtuese!

Shtëpi e Nua dhe Stana Gashit, e bashkëluftetarëve tanë Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, është propozuar të shpallet Shtëpi Muze Kombi e UÇK-së, dhe kjo kullë e pamposhtur, vazhdon të vizitohet dhe të përgaditet që në një ardhme te afërt, edhe de jure të jëtë e mbrojtur nga Shteti dhe ti jepet vendi i duhur në mesin e shtëpive të lavdishme të luftës çlirimtare të UÇK-së!

Faleminderit Kryetar i Komunes se Gjilanit Alban Hyseni, për viziten te Nënë Stana e UÇK-së!

Ismet Sylejmani, Prishtinë, 7 Dhjetor 2024!

You Might Also Like