Teatri i Gjilanit ju fton në premierën e shfaqjes “Jam unë ajo” – një rrëfim artistik mbi tema që shoqëria shpesh i anashkalon.
Dija dhe Vesa – dy gra, dy fate të ndara, por me një barrë të përbashkët: depresioni pas lindjes. Ato përballen me një realitet të pamëshirshëm, ku pritshmëritë sociale fshehin plagët e padukshme. Ky është një udhëtim emocional që zbërthen tabutë, duke e kthyer skenën në një pasqyrë të ndjeshmërisë dhe fuqisë njerëzore.
JAM UNË AJO
Autore: Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj
Regjia: Erson Zymberi
Aktorë: Semira Latifi dhe Tringa Hasani
Skenografia: Bekim Korça
Kostumet: Njomëza Luci
Koreografia: Gjergj Prevazi
Muzika: Tomor Kuçi
Dizajni i ndriçimit: Burim Baftiu
𝑆ℎ𝑓𝑎𝑞𝑗𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡 𝑖𝑛𝑑𝑖𝑣𝑖𝑑𝑢𝑎𝑙 𝑛𝑔𝑎 𝑉𝑎𝑙𝑚𝑖𝑟𝑎 𝑇ℎ𝑎𝑞𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑟𝑎ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑀𝑖𝑛𝑖𝑠𝑡𝑟𝑖𝑎 𝑒 𝐾𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑒̈𝑠, 𝐾𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎 𝑒 𝑃𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑖𝑛𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝐾𝑜𝑠𝑚𝑜𝑛𝑡𝑒 𝐹𝑜𝑜𝑑.