Pas shumë vitesh pritje, palestra e sportit po rilind – një projekt që shpejt bëhet realitet për qytetin tonë dhe për sportistët që na frymëzojnë çdo ditë.
Me një investim prej 2.7 milionë eurosh, palestra do të marrë një pamje krejt të re – moderne e dinjitoze, siç i ka hije.
Për kampionët tanë, për krenarinë tonë të përbashkët, për Lojërat Mesdhetare 2030, për Gjilanin që duam!
Kemi nisur punimet për projektin e ndërtimit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, një investim prej 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët tanë.
Zotimet tona po bëhen realitet! Nga 7 projektet e prezantuara, 4 tashmë janë në fazën e punimeve. Angazhimi ynë mbetet i qartë: përmbushja e të gjitha premtimeve dhe realizimi i projekteve që sjellin zhvillim për Gjilanin dhe qytetarët tonë.