ZGJEDHJET 2025

Livoçi i Ulët gjithmonë ka qenë i rreshtuar drejt

Livoçi i Ulët gjithmonë ka qenë i rreshtuar drejt. Kështu do të veprojë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse këta njerëz e kuptojnë qartë rëndësinë e ndryshimit.
Është fshati që ka pësuar më së shumti në qeverisjen aktuale, me gjithë zvarritjen e punimeve në rrugën Gjilan-Kllokot, e cila, përveç vonesave e zgjatjeve të shumta, pasi është përfunduar, është ndërhyrë sërish në një pjesë të saj, duke hequr dhe pastaj shtruar asfaltin. Krejt këto vonesa e punë aspak cilësore kanë shkuar në dëm të banorëve në këtë aks rrugor dhe në dëm të bizneseve, të cilat thuajse kanë qenë të paralizuara për shumë kohë.
Aleanca ka dëshmuar që është pranë qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve. Programi për Kosovën Fituese i bën fitues të gjithë: mjekë, policë, ushtarë, zjarrfikës, bujq, fermerë, biznese e të gjitha kategoritë e shoqërisë. Prandaj, qytetarët po e mbështesin këtë vizion, dhe pas 9 shkurtit, Kosova do të ketë një qeveri serioze dhe një kryeministër të përgjegjshëm.
137✅ për Kosovën Fituese!
Të gjitha reagimet:

Ardian Azemi, Gëzim Isufi dhe 7 të tjerë

1
Pëlqej

Komento
Dërgo
Ndaj

You Might Also Like