Dita e djeshme u mbyll me një takim të mrekullueshëm me gratë e qytetit tonë.
Së bashku me deputeten Arijeta Rexhepi dhe kandidaten për Asamble, Albulene Hajdari, patëm një bashkëbisedim të hapur me një numër të madh të grave të angazhuara e të interesuara për të ardhmen e Gjilanit.
Diskutuam për sfidat e tyre të përditshme, për rëndësinë e rritjes së përfaqësimit në vendimmarrje dhe për rolin e pazëvendësueshëm që kanë gratë si motor i zhvillimit dhe i fitores sonë më 12 tetor.