Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vatra, z. Kushtrim Kadriu, ishim në takim me banorët e Sllubicës, në një pjesë të jashtëzakonshme të Gjilanit.

Banorët e Sllubicës shprehën nevojën për përmirësimin dhe ndërhyrjen në infrastrukturë, mbështetjen e bujqësisë, përkujdesjen ndaj rinisë dhe një qasje më serioze të institucioneve lokale ndaj problemeve të përditshme që kanë këta njerëz.

Diskutimet e tilla janë pasuri e veçantë e rrugëtimit tonë politik, prandaj, zotohemi që udhëheqja e politikave zhvillimore të komunës do të kthehet në duart e tyre nga data 12 tetor.
Bashkë me qytetarët në qeverisje, do ta nderojmë Sllubicën, e do t’i jetësojmë të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e këtyre banorëve.