Futboll

Drita merr pikën e parë  në  Europa Conference League

Drita merr pikën e parë  në  Europa Conference League

Drita ia ka dalë  të  arkë tojë  një  pikë  nga udhë timi në  Finlandë  dhe kjo ë shtë  pika e parë  në  kuadër të  Europa Conference League pasi që  ka barazuar me ekipin KuPS 1:1.

Vendasit që në minutën e dytë patën një rast shumë të mirë për të shënuar, por portieri Dritës, Faton Maloku shpëtoi gol të sigurt, duke e dërguar topin në fundore.

Drita për herë të parë ka rrezikuar në minutën 11, kur Almir Ajzerajn e ka shërbyer Manajn, që u fut në brendi dhe gjuajti, por goditja e tij nuk ishte aq e fortë dhe përfundoi në duart e portierit.

Në minutën 28, Veton Tusha është qëlluar në kokë dhe është dashur që në fushë të futet barela me të cilën është larguar sulmuesi i Dritës e në vend të tij është future mbrojtësi Sheji.

Drita rastin më të mirë e pati në minutën 34, kur pas një harkimi nga këndi dhe kombinimi të mirë të futbollistëve të Dritës, topi vije deri te Manaj, i cili qëlloi furishëm me të parën, por portieri KuPS, Johanes Kreidl u hodh në anën e majtë të pingules dhe shpëtoi gol të sigurt.

Në  pjesë lojë n e dytë  Drita pati rast të  mirë  shë nimi në  minutë n 67, por gjuajtja e Ajzerajt u bllokua, derisa në  aksionin vijues pas harkimit nga e majta dhe gjuajtjes së  Dabiqajt edhe gjuajtja e tij u bllokua mu para portë s.

Në  minutë n 74 pas një  harkimi të  shkë lqyeshë m të  Vutilainen, topin me gjoks e ndali qendërsulmuesi polak Pioter Parsyzsk, i cili që lloi me të  parën dhe topin e dërgoi nën tërthorësen e portierit Faton Maloku, për rezultatin 1:0.

Drita reagoi shumë  shpejt duke bërë  presion të  vazhdueshëm e në  minutën 80 pas harkimit të  Shejit nga e majta, Albert Dabiqaj gjuajti me kokë , duke e dërguar topin skaj pingules së  majtë  për të  barazuar rezultatin në  1:1. Në  minutën 84, Faton Maloku ka shpëtuar gol të  sigurt, kur gjuajtjen e Otto Ruopit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like