ARSIMI

Nxënësit nga Presheva e Kumanova qëndruan në Gjilan

Me kënaqësi mora pjesë në një takim të veçantë mes shkollës “Bajram Shabani” nga Kumanova, shkollës “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva dhe shkollës së fshatit Velekincë “Mulla Idris Gjilani”.
Ky bashkëpunim është hap i rëndësishëm në ndërtimin e urave të dijes dhe të kulturës mes nxënësve e mësimdhënësve tanë.
Në kuadër të nismës “Arsimi na bashkon” u zhvilluan aktivitete e gara sportive, ku nxënësit e tri shkollave mësuan mbi vlerën e ekipit, respektit dhe të bashkëpunimit.
Bashkë me përfaqësues të tri shkollave bëmë vizita nëpër qytet dhe u dakorduam që aktivitetet e tilla t’i shtojmë.

You Might Also Like