Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli në fushatë

Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jem në një takim shumë domethënës me Mulla Bashkimin, një personalitet që gëzon respekt të madh në mesin e qytetarëve tanë.
Në këtë takim isha bashkë me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Fitim Bajrami.
🙌🏼Biseda ishte e hapur, me theks tek sfidat që po kalon Gjilani dhe nevoja e madhe për një ndryshim të vërtetë.
Mulla Bashkimi me fjalët e tij të urta na dha shtytje e forcë që ta vazhdojmë këtë rrugë, sepse ky qytet meriton shumë më shumë.
Jam i bindur që me njerëz të ndershëm, punëtorë e me besim në Zot, projekti i Gjilanit të ri do ta marrë drejtimin e duhur.
Bashkë me qytetarët, do të sjellim qeverisjen që e meriton ky qytet i bekuar!
 

Kaluam momente shumë të veçanta me familjarët e Drita Isufi Ahmetit, kandidates sonë për Asamblenë Komunale me numrin 18 në listën tonë fituese.

🙌🏼Ky takim na dha edhe një herë bindjen se kur ke pas vetes njerëz të ndershëm, punëtorë e me zemër të madhe, rruga e fitores bëhet më e lehtë.

Drita është një grua e përkushtuar, e cila përveq që ka përkrahjen e familjes së saj, ajo mbi supe posedon edhe dashninë dhe respektin e shumë qytetarëve.

Jemi të bindur fuqishëm se me Dritën në Kuvendin Komunal, zëri i familjeve të ndershme gjilanase do të dëgjohet fort dhe mirë.

✨Dhe numri 18 në listën tonë është besa dhe mbështetja që kjo familje i jep Gjilanit të ri për ta jetësuar vizionin tonë të përbashkët.

Mirënjohës dhe shumë falënderues për përkrahjen!

You Might Also Like