Zgjedhjet Lokale 2025

Çfarë energjie! Çfarë organizimi dhe çfarë ndjenje për ndryshimin e së dielës!

 

 

✨Një atmosferë madhështore, një tubim plot jetë, emocion e krenari me familjen Guda dhe miqtë e nderuar, që dëshmuan se kur bashkohet zemra me angazhimin, ndryshimi bëhet i pashmangshëm!
Në një ambient të mbushur me përplot entuziazëm, u ndje fuqishëm fryma e besimit dhe shpresa për projektin e Gjilanit të ri, për qytetin që duam, për qytetin që do të qeveriset me dinjitet, transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.
🙌🏼Familja Guda, e njohur për traditë, kulturë e vlera të rralla qytetarie, edhe njëherë tregoi se është shtyllë e fortë e qytetit tonë të bekuar.
Një familje që udhëheq me model, me dashuri për njerëzit dhe me përkushtim për të mirën e përbashkët.
🙏🏼Një mirënjohje e veçantë për Dr. Besim Gudën, mikun tonë të çmuar, për mbështetjen, vizionin dhe fjalët e tij të urta që na frymëzojnë të gjithëve.
Një falënderim i posaçëm për Fitim Gudën, kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, me numrin 4 në listën tonë fituese, njeriun e përkushtuar, profesionistin e ndershëm, ndërmarrësin me shpirt të madh skuadre dhe qytetarin shembullor që e do Gjilanin me shpirt e me zemër.
🫶🏼Falënderim nga zemra për gjithë familjen Guda dhe për të gjithë që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme!
Vullneti i paepur, dashnia e jashtëzakonshme dhe besimi që ndamë mbrëmë bashkërisht, janë dëshmi e qartë se pas 4 dite po e shkruajmë kapitullin e ri të Gjilanit.
Gjilani po zgjohet. Ndryshimi është i domosdoshëm.
Dhe vetëm të bashkuar do ta bëjmë Gjilanin qytet të shpresës, besës e aspiratave të stërgjyshërve, gjyshërve e baballarëve tanë!

You Might Also Like