Të nderuar qytetarë,
Sot jemi me datë 10 Tetor, dhe ende mbi 300 punëtorë të Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Tregu’ Sh.A nuk janë paguar nga Komuna e Gjilanit, ndonëse çdo ditë po kryejnë me përkushtim detyrat dhe shërbimet.
Kjo vonesë e pajustifikueshme tregon papërgjegjësi të plotë nga kryetari në ikje dhe është vazhdim i një praktike të dëmshme që cenon dinjitetin e punëtorëve dhe funksionimin normal të ndërmarrjes publike.
Kjo qasje ndaj punëtorëve do të ndalet.
Gjilani meriton përgjegjësi, korrektësi dhe respekt për çdo punëtor që i shërben qytetit çdo ditë me nder e përkushtim.