Futboll

Drita në Conference League, gjendja në tabelë dhe kundërshtarët

FC Drita, këtë të enjte me fillim në ora 18 e 45, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me ekipin qipriot Omonia nga Nikozia.

Pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Finlandë, ku është përballë me ekipin KuPS, Drita ka një pikë, derisa Omonia nga Nikozia, në ndeshjen e parë është përballë me ekipin Mainz nga Gjermania dhe ka pësuar me rezultat 0:1.

Drita për momentin zë pozitën e 17 në tabelën e Conference League, me një barazim dhe goldallim 1:1, pozitë kjo që dërgon në ndeshjen e 1/16 e finales, derisa Omonia është në pozitën 24, pa pikë dhe me goldallim 0:1. Pozita 24 është fundit që dërgon në ndeshjen e 1/16 të finales, derisa ekipet që renditen nga pozita 1 deri 8 drejtpërdrejtë shkojnë në 1/8 e finales.

Drita deri në fund do t’i ketë edhe këto përballje:

Drita – Omonia (Qipro) (23 tetor)

Shelbourne (Irlandë) – Drita (6 nëntor)

Drita – Shkëndija (Maqedoni e Veriut) (27 nëntor)

Drita – AZ Alkmar (Holandë) (11 dhjetor)

Rayo Valecano (Spanjë) – Drita (18 dhjetor)

Në Ligën e Konferencës janë 36 ekipe. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like