Ndalohet një person për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit
Gjilan, 10 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 nëntor 2025, ka zbatuar urdhërin verbal për kontroll të Prokurorit të shtetit, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet E.R, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: Qantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gram, dhe telefon Iphone X me ngjyrë ari.
Nga ky operacion është ndaluar një (1) person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 i Kodit Penal të Kosovës.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.





