Ka ndërruar jetë Bedri Haziri, me origjinë nga fshati Llovcë i Gjilanit. Bedriu është vëlla i ish-kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ai po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin për vdekjen e Bedriut e ka bërë të ditur Lutfi Haziri, i cili në postimin e tij në facebook ka shkruar:
Ma këpute shpirtin vëlla!
Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.
Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.
Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!
————————-
Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë!




