Libri

TRYEZË LETRARE PËR BEQIR MUSLIUN, NË VITIN E TRIDHJETË TË JETËS NË AMSHIM

Të shtunën në Gjilan, n’kuadë të manifestimit “Flaka e Janarit”

TRYEZË LETRARE PËR BEQIR MUSLIUN, NË VITIN E TRIDHJETË TË JETËS NË AMSHIM

Në kuadër të pjesës letrare të manifestimit kombëtar të kulturës, FLAKA E JANARIT, kësaj të shtune në Gjilan organizohet një tryezë letrare për shkrimtarit Beqir Musliu, me titull: NJË TRASHËGIMI LETRARE ME VLERA TË MIRËFILLTA, përmes së cilës, vlerësohet dhe nderohet vepra dhe jeta e tij, në 30 vjetorin e jetës në amshim.

Organizatorja e kësa Tryeze, poetja Linditë Ramushi Dushku, e mbështetur dhe nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, nis dhe veprimtaritë letrare, në nderim të kësaj figure nga më të çmuarat e letërsisë shqipe, të cilat përgjatë gjithë vitit 2026 do t’i përkushtohen trashëgimisë letrare që la, kjo penë e shquar gjilanase, i cili njëherësh ishte dhe njëri nga themeleuesit e këtij Manifestimi.

Tryeza letrare do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S. Noli” në Gjilan, duke filluar nga ora 12:00 dhe, për veprën e tij pritet të flasin dhe të bashkëbisedojnë me të ftuarit, Nexhat Rexha, Shefqet Dibrani, Kaltrinë Berisha, Arsim Halili, Blinerë Hajdari, Donjetë Kryeziu si dhe drejtuesi i saj, Sabit Rrustemi.
Poezi nga nga kryevepra e tij poetike, ORFEIANA do të deklamojë Vixhilent Kurti. Po dhe të ftuarit e tjerë do ta kenë rastin të jenë pjesë e këtij vlerësimi.

(Kurt Rexha)

You Might Also Like