Gjilan

Kryetari Hyseni: Edhe këtë vit, ekskursioni për maturantët e Gjilanit është falas

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar nxënësit e shkollave të mesme të qytetit tonë, në një bashkëbisedim të hapur për rrugëtimin e tyre arsimor dhe planet tona për mbështetjen e rinisë.

“Gjatë këtij takimi, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, si dhe profesorë të nderuar nga komuna jonë, folëm për rrugëtimin e tyre dhe i njoftuam se edhe këtë vit komuna do të mbulojë koston e shpenzimeve për ekskursionin në Shqipëri”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se ky vendim vjen si vazhdimësi e zotimit tonë për t’i qëndruar pranë nxënësve dhe familjeve të tyre, duke u siguruar që asnjë maturant të mos mbetet pa e shijuar këtë rrugëtim të rëndësishëm për shkak të kostove financiare.

“Arsimi dhe rinia mbeten prioriteti ynë kryesor. Urime të gjithë maturantëve dhe suksese në përgatitjet e fundit. Edhe këtë vit, ekskursioni për maturantët e Gjilanit është falas”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like