Klubi i Xhudos “Gjilani” ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në garat ndërkombëtare. Klubi që po udhëhiqet nga trajnerët Ibrahim Asani dhe Esat Selimi kësaj radhe është stolisur me shumë medalje në kryeqytetin malazez në Podgoricë.
Kështu, siç kanë theksuar këta trajnerë të mirënjohur të xhudos, pjesëtarët e Klubit të Xhudos “Gjilani” kanë arritur këto suksese:
Vendi i parë • Agnesa Berisha – U14, -36 kg
Vendi i dytë • Feroza Abazi – U14, -36 kg
Isra Halimi – U14, -48 kg
Lanika Bajrami – U12, -48 kg
Vendi i tretë • Sumeja Ramadani – U14, -44 kg
Rilind Sylejmani – U16, -42 kg
Ylljeta Sylejmani – U14, -32 kg
Klubi i uron të gjithë garuesit për përkushtimin dhe rezultatet.





