Paraqitja e futbollistit Robert Rrahmani është vlerësuar me epitetin “Ylli i Javës” nga Komisioni i Veteranëve për xhiron e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Mesfushori i kuqebardhëve shkëlqeu në fitoren të cilën skuadra e arriti në udhëtim ndaj ekipit Prishtina e Re (1:2), duke realizuar golin e barazimit pas një veprimi solo.
Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:
“Trajneri dhe stafi e kanë përgatitur ndeshjen në maksimum, duke mos e nënvlerësuar Prishtinën e Re për shkak të tabelës. Lojtarët i kanë zbatuar këshillat e trajnerit në maksimum. Fitorja ka qenë shumë e vlefshme, pasi synimi i klubit është arritja e objektivave dhe dalja në Evropë, dhe me këtë fitore jemi brenda objektivave. Këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve, stafit dhe familjes sime, pasi edhe ata kanë merita që unë sot e fitoj çmimin ‘Lojtari i Javës’”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Përgëzime Robert 🥳



