Shëndeti

Ambulancat në Bresalc dhe Miresh së shpejti pritet të rinovohen

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me zv. drejtoreshën e QKMF-së, u. d. Dr.
Merrushe Ajeti Haziri, vizituan dy qendrat e mjekësisë familjare në fshatrat Bresalc dhe Miresh.

“Gjatë kësaj vizite patëm kënaqësinë të takojmë nga afër stafin shëndetësor, të cilët çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve me përkushtim dhe profesionalizëm”, tha Kadriu.

Më tej drejtoresha për Shëndetësi, tregoi se diskutuan rreth investimeve të rëndësishme që do të realizohen në këto dy qendra, të cilat pritet të fillojnë shumë shpejt me procesin e rinovimit.

“Këto investime synojnë përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë, duke garantuar kujdes më të mirë dhe më dinjitoz për secilin pacient”, tha drejtoresha Mimoza Kadriu.

You Might Also Like