Të dielën në Prishtinë u mbajtën garat në Federatën e Gjimnastikës së Kosovës të nivelit C, ku klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” nga Gjilani mori pjesë në Gara me 12 gjimnaste nga Gjilani dhe 7 gjimnaste nga Vitia.
Siç ka theksuar Hazir Alidema, kryetrajner në total morën pjesë 19 gjimnaste në gara dhe ato patën një performancë të shkëlqyeshme.

Të gjitha gjimnastet u pajisën me medalje nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës. Gjimnastet u paraqiten në tri disiplina: Parter, Kapërcime Tra ekuilibror.
Ne grup moshat ParaYllka, Yllka, Para Pioniere dhe Pioniere .
Vlen të theksohet se kjo garë ishte ma masivja ku morën pjesë 12 ekipe me 260 pjesëmarrës ne garë. /kryelajmi.com/.







