Sot kryetari PDK-se, z. Kadri Veseli ka zhvilluar takim me Shtabin Zgjedhor të PDK-së në Gjilan dhe me kandidatët për Asamble komunale.
Gjithe takimin e karakterizoi fryma pozitive, dhe vullneti shume i madh per ta rikthyer fitoren e PDK-se, në krye me kandidatin për kryetar z. Zenun Pajaziti.
Në fjalën e tij, Shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, z.Riad Rashiti, theksoi se optimizmi për fitoren e PDK-se eshte kthyer, sikur në vitin 2007. PDK eshte alternativa e vetme serioze dhe zhvillimore per qytetaret e Gjilanit.
Kryetari i Deges, njeherit edhe Kandidati per Kryetar te Komunes se Gjilanit z. Zenun Pajaziti, i falenderoi strukturat e PDK-se, per perkushtimin maksimal dhe punen intensive qe po e bejne cdo dite ne teren, per ta rikthyer dinjitetshem fitoren e PDK-se ne Gjilan. Kryetari Pajaziti, theksoi se me fitoren e PDK-se, do te fitojne te gjithe qytetaret e Gjilanit pa dallim.
Në fjalën e tij, Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli ofroj mbështetje të pa rezervë, në të gjitha drejtimet, për kryetarin e ardhshem të komunës së Gjilanit z. Zenun Pajaziti.
Duke diskutuar per zhvillimet e fundit, Kryetari Veseli u shpreh se qytetaret e Gjilanit, nuk duhet te manipulohen nga propagandat folklorike, qe nuk kane qellime te mira per Kosoven. Gjithashtu, Ai permendi edhe deshtimet e shumta te kryetarit aktual, gjate mandatit te tij qeverises, duke seksusr se Gjilani meriton te udhehiqet nga nje kryetar që bashkëndjenë problemet dhe nevojat e të të gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Sektorin për Informim i Shtabit Zgjedhor
Ilir Tahiri