Me një përbërje më ndryshe se herëve të tjera, Drita po mposhtet nga Dukagjini pas pjesës së parë. Vendasit në minuitën 19, Dukagjini fituan një gjuajtje nga këndi, pas hakrimit topi erdhi deri te Erlis Xhemajli që ndërhyri me kokë deri te qendërmbrojtësi Besir Iseni, që nga afërsia mbi duart e portierit Behluli e futi topin në rrjetë për 1:0.
Në minutën 22, Ilijasa Zylfiut iu anulua një gol me motivacion se ishte në pozicion jashtë loje, kurse në minutën 40, pas një mosmarrëveshje të mbrojtësve të Dritës Ovouka e Pëllumbi, Altin Mërlaku e shfrytëzoi këtë pakujdesi dhe me një gjaujtje të fortë ngriti rezultatin në 2:0. /kryelajmi.com/.





