Drita dhe Feronikli ’74 kanë zhvilluar një ndeshje tejet efikase, duke shënuar katër gola në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.
Që në minutën 2, pas një harkimi nga këndi, që ishte e shkurtër, Prapashtica dhe një goditje të fuqishme dhe gjeti këndin e majtë të epërm të Malokut.
Drita ka barazuar në minutën 16, kur pas një sulmi të gjatë, Ovouka shpërtheu nga e majta, pati disa tentime që u pritën, porn ë fund gjuajtja e Besnilk Krasniqit ishte e pandalshme dhe barazoi rezultatin në 1:1.
Në minutën 22 sërish shpërthim nga e majta dhe topit në brendi, ku Eduard Raca gjuan me të praën dhe u duk se topi kishte kaluar vijën e portës, por loja nuk u ndal, kurse pak kohë më pas këtë e vërtetoi sistemi VAR dhe goli u pranua për 2:1.
Në minutën 38, Albin Prapashtica dha një pasim inteligjent nga largësia e Carvadiku me urti e dërgoi topin në rrjetë, mirëpo gjyqtari dha pozitë jashtë loje. Edhe njëherë u konsultua VAR-i dhe u desh që goli të pranohet dhe rezultati ishte 2:2. /kryelajmi.com/.




