Drita dhe Feronikli ’74 kanë zhvilluar një ndeshje tejet efikase, duke shënuar shtatë gola në ndeshjen e cila u mbyll me rezultat 4:3.
Që në minutën 2, pas një harkimi nga këndi, që ishte e shkurtër, Prapashtica dhe një goditje të fuqishme dhe gjeti këndin e majtë të epërm të Malokut.
Drita ka barazuar në minutën 16, kur pas një sulmi të gjatë, Ovouka shpërtheu nga e majta, pati disa tentime që u pritën, por në fund gjuajtja e Besnik Krasniqit ishte e pandalshme dhe barazoi rezultatin në 1:1.
Në minutën 22 sërish shpërthim nga e majta dhe topit në brendi, ku Eduard Raca gjuan me të parën dhe u duk se topi kishte kaluar vijën e portës, por loja nuk u ndal, kurse pak kohë më pas këtë e vërtetoi sistemi VAR dhe goli u pranua për 2:1.
Në minutën 38, Albin Prapashtica dha një pasim inteligjent nga largësia e Carvadiku me urti e dërgoi topin në rrjetë, mirëpo gjyqtari dha pozitë jashtë loje. Edhe njëherë u konsultua VAR-i dhe u desh që goli të pranohet dhe rezultati ishte 2:2.
Në minutën 47 Blerim Krasniqi ka shënuar një supergol pasi është shërbyer nga e majta. Ai u hodh me kokë dhe dërgoi topin në këndin e majtë të poshtëm. Në minutën 51 lojtarët e Feroniklit qëlluan shtyllën e në atë 53 Dobratiqi me një gol të saktë barazoi në 3:3 pas një aksioni mjeshtëror të ekipit të tij.
Në minutën 60 u shënua goli i shtatë në këtë ndeshje e autor i këtij goli ishte Grezda, i cili shënoi gol pasi që ka qëlluar topin me të parën. Në minutën 70, pas një harkimi nga këndi nga e majta, Besnik Krasniqi qëlloi shtyllën e djathtë.
Deri në fund më nuk pati gola, andaj ndeshja u mbyll me rezultat 4:3./kryelajmi.com/.





