Pas reagimit tonë publik, Kuvendi Komunal e largon (e tërheq) nga rendi ditës propozim-vendimin për deponinë e mbeturinave inerte në fshatin Malishevë.
As në seancën tjetër të KK nuk do të duhet miratuar këtë vendim skandaloz, sepse as banorët e Malishevës nuk do të lejojnë hapjen e kësaj deponie në atë vend që është propozuar.
Komuna e Gjilanit e ka obligim dhe detyrim ligjor që për këso vendime të mbajë debate publike me qytetarët dhe pa pëlqimin e tyre nuk mund të vendos dhunshëm sikurse për këtë projekt tejet të dëmshëm për banorët.
I falenderoj të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, që me 31 vota e tërhoqën nga rendi i punës këtë propozim-vendim të papranueshëm që erdhi nga kryetari i komunës së Gjilanit




