Futboll

Almir Ajzeraj, 254 ndeshje për Dritën, 4 trofe…

254 ndeshje me fanellën bardhekaltër, 4 trofe dhe shumë emocione të paharrueshme.
Almir Ajzeraj ishte një luftëtar i vërtetë i klubit tonë. Me përkushtim, zemër dhe krenari ai dha maksimumin në çdo ndeshje, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të klubit.
Tre herë kampion i Kosovës dhe një herë fitues i Superkupës së Kosovës, Almir Ajzeraj la gjurmë të veçanta në historinë e klubit tonë dhe në zemrat e tifozëve tanë.
Faleminderit për çdo sakrificë, për çdo emocion dhe për besnikërinë ndaj ngjyrave bardhekaltër. Drita gjithmonë do ta vlerësojë kontributin tënd.

You Might Also Like