KRONIKË E ZEZË

Afër Palestrës “Bashkim Selishta – Petriti” – këmbësori goditet për vdekje në aksident komunikacioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot afër sallës së sporteve “Bashkim Selishta”, ku një person ka ndërruar jetë.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashini, për ‘Radio Star’, ka konfirmuar se sot në Gjilan ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda.
Dyshohet se një vetur në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Njesite policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrru jet si pas e lëndimeve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit .

Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti.

You Might Also Like