SPORTI

Gjimnazistët të gatshëm për Garat Ballkanike që do të mbahen në Ohër

 

Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ka pritur mësimdhënësit e Kulturës Fizike dhe Sportit, Blerim Shala e Selami Haziri, si dhe tre nxënës të kësaj shkolle Alp Sahiti, Melisa Fetahu dhe  Lena Osmani (ping pong), të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Garat Ballkanike të Sportit Shkollor, që do të mbahen në Ohër në Maqedoninë e Veriut.

Drejtori Mustafa, ka thënë se kishte dëshirë që para nisjes në këto gara të takojë pjesëmarrësit dhe t’u uroj suksese. Ai ka thënë se ndjehet krenarë me këta nxënës që do të përfaqësojnë shkollën, Gjilanin e Kosovën në këto gara me rëndësi të veçantë.

“Më vije mirë që ju jeni përzgjedhur të na përfaqësoni dhe unë kam besim të madh në ju”, ka thënë drejtori i  Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Blerim Shala, mësimdhënës i Kulturës Fizike dhe Sportit dhe njëherit trajner i këtyre garuesëve, ka thënë se nxënësit janë përgatitur për këto gara dhe presin sukesese nga ta. Edhe nxënësit pjesëmarrës Alp Sahiti (shah), Melisa Fetahu (shah) dhe  Lena Osmani (ping pong) kanë theksuar se janë duke u përgatitur për këto gara, me qëllim që të dalin sa më mirë në këtë kampionat.

 

 

 

 

You Might Also Like