Viti

Afrim Ramushi nga Verbani, kandidati më i votuar në zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal të Vitisë

Afrim Ramushi, nga Verbani, kandidati për këshilltarë komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, në zgjedhjet lokale të së dielës ka marrë më së shumti nga votuesit dhe bazuar në këtë numër të votave që ka marrë si duket ka qenë më i preferuari nga votuesit.

Bazuar nga të dhënat e deritanishme nga tereni në këtë komunë ka mbledhur në total 467 vota. Ramushi, deri më tash është kandidati që ka fituar më së shumti vota në Viti dhe prinë në garën për Kuvendin komunal.

E bazuar në të dhënat që ka Shtabi Zgjedhor i degës së LDK-së në Viti, ka njoftuar se në legjislaturën e re komunale do t’i kenë 11 këshilltarë komunal. Por këto të dhëna ende nuk janë përfundimtare sepse në këtë numër nuk janë përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës. Ndryshe Kuvendi komunal I Vitisë përbëhet nga 27 këshilltarë, e përbërja e e tij do të duket kështu: më së shumti këshilltarë do të jenë nga LDK-ja 11, VV do të përfaqësohet me 6 , PDK-ja me 5, AAK-j a 2 dhe Nisma do të këtë 1 këshilltarë. / Aziz Zuka

You Might Also Like