KF KIKA sot priti Kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe zyrtarët e Komunës së Kamenicës për t’i njoftuar me ecuritë e ndërtimeve të dy stadiumeve, atij artificial dhe natyral.
KF KIKA pritet që së shpejti të bëhet me dy stadiume, atë artificial i cili pritet të përfundoj në vitin 2023 dhe stadiumin natyral i cili pritet të nis në vitin 2023.
”Kryetari i klubit, Naim Biqkaj i falënderoi kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe zyrtarët e Komunës së Kamenicës për vizitën të cilët shprehen mbështetje të plotë deri në ndërtimin e fazës finale të stadiumit
Po ashtu Agim Ademi e nderoi tifozin më besnik të KF Kikës, Ramadan Agaj (Aga Dan), në ditëlindjen e tij të 90-të duke ia dhuruar një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
KF Kika falënderon Agim Ademin dhe Komunën e Kamenicës për mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e dy stadiumeve”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/