Futboll

Ajzeraj: Atmosfera në ekip kurrë s’ka qenë më e mirë, nesër pritet me dhënë maksimumin

Java e 28-të në Superligë merr vëmendje të dielën, pasi në Podujevë do të takohen dy skuadrat pretendente për lidership FC Llapi dhe FC DRITA.

Për këtë përballje folën trajneri i DRITËS, Zekirija Ramadani dhe futbollisti Almir Ajzeraj, të cilët e vlerësuan si ndeshje të vështirë por që ekipi i tyre e ka përgatitur mire.

“E dijmë që nesër na pret një ndeshje e vështirë ku kemi përballë liderin e Superligës FC Llapin. Unë gjithmonë kam potencuar se ata kanë mjaft kualitet brenda grupit, FC Llapi ka edhe mbështetjen e tifozëve atje dhe jam i bindur se do të jetë një stadium i stërmbushur. Mirëpo, ajo që më intereson mua është FC DRITA, ekipi im, futbollistët e mi. Kemi eksperiencë të mjaftueshme brenda grupit, që të përballemi edhe me numër të madh të shikuesve e tifozerive dhe skuadrave të ndryshme. Besoj se si ndodh në shumë derbi një moment mund ta vendos ndeshjen dhe shpresoj qe ai moment të jetë në anën tonë dhe normal objektivi jonë kryesorë do të jetë fitorja”, ka thënë Ramadani.

Ky objektiv sipas tij është i kjartë, sikur në ndeshjet e kaluara, derisa foli edhe për mungesat.

“Mungesat do të jenë Rron Broja dhe Kastriot Selmani, të cilët Kanë lëndime dhe nuk do të jenë në përbërje të ekipeve por asnjëherë nuk jemi ankuar se nuk kemi futbollistë për t’i zëvendësuar. Unë kam në përbërje futbollistë që pa problem mund t’i zëvendësoj edhe Rron Brojën edhe Selmanin.

“Jam i bindur që kushdo që e merr formacionin do të jetë super i motivuar për të dhënë maksimumin për të ardh deri te objektivi-fitorja”, ritheksoi trajneri ynë.

Ndërkaq, futbollisti Almir Ajzeraj tha se ndonëse ndeshje e vështirë FC DRITA synon fitoren.

“Si çdo ndeshje e kemi analizuar deri në detajin më të vogël kundërshtarin dhe normalisht shkojmë për fitore dhe me u rikthy aty edhe ku e kena vendin.
Besoj që edhe nesër do jetë një ndeshje e vështirë, por jo e pa arritur dhe bashkë do ta arrijmë tre pikëshin”, theksoi Ajzeraj.

A do të jetë lehtë?
“Nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të vështira pasi është faza e fundit ku secili lufton për vetveten dhe për ta nxjerrë maksimumin drejtobjektivat”, ka thënë Ramadani para gazetarëve.

Kurse, futbollisti ynë Almir Ajzeraj ritheksoi se atmosfera brenda grupit është maksimalisht e përqëndruar dhe në disponim.

“Atmosfera brenda ekipit ska qenë asnjëherë më e mirë, secili është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe secili është në formën më të mirë të mundur dhe nesër pritet me dhënë maksimumin”, përfundoi Ajzeraj.

  1. Ndeshja Fc Llapi – FC DRITA zhvillohet nesër 17 prill, ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

You Might Also Like