Agim Agushi, zhongleri i mirënjohur nga Kosova, rekordmeni, ka pasur një fat të keq dje dhe është aksidentuar. Fatmirësisht ka shpëtuar me lëndime të lehta, pr në fak edhe është shetqësuar tepërt. “Me 24 nëntor ishte planifikuar që nën patronatin e Universitetit Shtetëror të Tetovës të mbahej rekordi botëror nga Agim Agushi. Por, fatkeqësisht gjatë rrugës nga Vitia për në Tetovë është aksidentuar autobusi që transportonte nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” ku ishte edhe vet Agim Agushi në të.
Në një fotografi të të postuar nga një fans I tij shihet Rekordmeni ynë që ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe disa gërvishtje në dorën e majtë, ndërsa nga nxënësit fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Agim Agushi , edhe pse I aksidentuar dhe me lendime tha se gjithsesi ky rekord do të vendoset në një datë tjetër dhe Tetova përsëri do të shënohet në listën e rekordeve botërore.
Ne i urojmë Rekordmenit tonë Agim Agushi shërim sa më të shpejt dhe e presim që të rikthehet me rekordet e reja botërore dhe Guinisse . Aziz Zuka