Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor


Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 13.09.2024 – 19.09.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (1566) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) ngasës,

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.

You Might Also Like