Pas akuzave të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ndaj LDK-së dhe kryesuesit të Kuvendit për mosbartjen e buxhetit prej 2.5 milionë euro, LDK ka reaguar përmes një statusi, duke kundërshtuar pretendimet e Hysenit.
Në reagimin e tyre, LDK thekson se kryetari është përgjegjës për dështimet dhe për vonesën e buxhetit, duke nënvizuar se ligji ishte i qartë për dorëzimin e tij deri më 1 shtator.
Ata gjithashtu sugjerojnë që Ministria e Financave të ndërhyjë për të caktuar një administrator financiar për të menaxhuar situatën.
Komunikata e plotë:
Administrator, mos gënje!
Ligji është i qartë. Buxheti duhej dorëzuar në Kuvend deri me 1 shtator! Mos e fajëso opozitën për dështimet e tua!
Shikone se cfarë thotë ligji në rast se nuk bëhet dorëzimi i buxhetit: Ministria e Financave cakton një administrator financiar komunal!
Faji është i yti, Alban, jo i opozitës.
Menaxhimi yt ka dështuar!
Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan,