Gjilan, 31 janar 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.01.2025 – 30.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë (1558) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës.
Për të parandaluar aksidentet në trafik dhe për të rritur sigurinë e këmbësorëve, kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut dhe të respektojnë vendkalimet e dedikuara për këmbësorë. Po ashtu, i inkurajojmë këmbësorët që të përdorin gjithmonë vendkalimet e shënuara dhe të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit.