Nder dhe privilegj të jem sonte në mesin e atyre që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës. Vajza dhe djemtë e uniformuar, të cilët e ndoqën rrugën e lirisë, iu bënë ballë sfidave të kohës dhe i dhanë fund regjimit serb në Kosovë.
Së bashku me kandidaten për deputete, Zarife Asllani, takuam një numër të pjesëtarëve të Brigadës “Mërgimi” për të diskutuar mbi tema aktuale dhe për atë çfarë Aleanca, përmes programit të saj, ofron për kategoritë e lirisë.
Aleanca do të jetë gjithmonë pranë kërkesave të këtyre kategorive, duke e konsideruar kujdesin ndaj tyre si nder dhe obligim. Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të madhe kudo dhe nga çdo kategori e shoqërisë.
Kosova do të bëhet një vend i jetueshëm, i zhvilluar dhe i integruar, ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë.