Mbështetur në një ftesë që ka arritur sot paradite në adresën e prof dr. Anton Nikë Berishës, nga ana e MKRS-së, bëhet e ditur se ky punëtor i palodhur i shkencës së letërsisë dhe kulturës shqiptare, është fitues i sivjemë i Çmimit kombëtar për vepër jetësore, “Azem Shkreli”.
Ceremonia e dhënies së këtij Çmimi do të organizohet më 16 shkurt 2024, ora 10:00, në kabinetin e ministrit të kësaj Ministrie, z. Hajrulah Çeku dhe ate, pikërisht për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës si shtet i mëvetësishëm dhe demokratik.
Propozimin për dhënien e këtij Çmimi prof. dr. Anton Nikë Berishës e ka bërë asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubiu “Beqir Musliu”, i cili vite më parë e ka nderuar të njëjtin dhe me Çmimin letrar “Beqir Musliu”, çmim ky që jepet nga komuna e Gjilanit për vlera të mirëfillta letrare, nga viti 2024 e këndej.
MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
– Departamentit të Kulturës, Prishtinë
Ne pajtim me Rregulloren Nr. 06/2015 per çmim Kombetar Letrar per Veper Jetesore “Azem Shkreli” …… . si dhe Rregullores Nr. 07/2017 per Plotesimin dhe Ndryshimin e Rregullores Nr. 06/2015 per çmimin Kombetar Letrar per Veper Jetesore “Azem Shkreli” ….. për vitin 2023, asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”,
P R O P O Z O N
shkrimtarin, studiuesin e letërsisë, përkthyesin letrar, profesorin dhe intelektualin e shquar
Prof. Dr. ANTON NIKË BERISHA
Për merita të veçanta në fushën e krijimtarisë letrare origjinale, të studimeve letrare e të përkthimeve letrare.
A R S Y E T I M
Shkrimtari, studiuesi i letërsisë dhe punonjësi i shquar shkencor ANTON NIKË BERISHA (1946) meriton të nderohet me ÇMIMIN PËR VEPËR JETËSORE “AZEM SHKRELI” për kontributin që i ka dhënë letërsisë shqiptare në përgjithësi, të Kosovës në veçanti dhe, sidomos gjatë dy dekadave të fundit letërsisë arbëreshe (të Italisë) të traditës dhe asaj bashkëkohore. Disa vepra të tij (romane, poezi dhe studime letrare) u botua në gjuhë të huaja, sidomos në italisht.
Anton Nikë Berisha është dëshmuar si autor i nëntë romaneve, i disa përmbledhjeve me poezi (Përsiatje poetike), studiues i shquar i letërsisë, por edhe përkthyes i veprave të letërsisë botërore, në veçanti Epi i Gilgameshit), i Këngës së Nibelungëve, i Psalmeve, Lavdërimi i kryqëzuar (poemë) i Domeniko Korradinit H. Brusard, Këngët e Ali Binakut. Ardhësit të Radovan Zogoviqit, Poetikës së Aristotelit etj.
Çmimi i shquar për vepër jetësore do të ishte edhe më i veçantë se nderohet një krijues i formatit të madh, i cili letërsisë shqiptare jo vetëm kësaj i dha krijime origjinale, por edhe studime letrare, të letërsisë gojore dhe të letërsisë së shkruar, duke afirmuar njëkohësisht në përmasa kombëtare e ndërkombëtare një veprimtari të pasur, fillimisht në Gjermani (njohës i mirë i kësaj gjuhe, por edhe i italishtes), si dhe me angazhimet në Universitetin e Kalabrisë duke filluar nga viti 1993.
E tërë kjo sa u tha më lart dëshmohet qartë me rreth 150 zërat bibliografikë bashkangjitur këtij propozimi në shqip dhe në gjuhë të tjera.
Kontributi i Anton Nikë Berishës në afirmimin e letërsisë arbëreshe përgjithësisht ka peshën e veçantë për arsye se për 23 vjet sa punoi si profesor në Universitetin e Kalabrisë (Itali) dha një ndihmesë të madhe në studimin dhe në njohjes e kësaj letërsie, duke botuar rreth 40 (katërdhjetë) vëllime me studime të tij kushtuar asaj: antologji, zgjedhje të poezive të poetëve arbëreshë, zgjedhje dramash, ose vëllime të përcjella me parathënie ose pasthënie.
TË DHËNA BIO-BIBLIOGRAFIKE TË ANTON NIKË BERISHËS
Anton Nikë Berisha lindi më 7 gusht 1946 në katundin Dobërdol, komuna e Klinës, Kosovë. Shkollën normale e mbaroi më 1966 në Prishtinë. Më 1971 mbaroi studimet në Fakultetin filozofik, Dega gjuhë e letërsi shqipe, të Universitetit të Prishtinës, ndërsa më 1976 kreu studimet e rregullta pasuniversitare pranë Fakultetit filozofik të Universitetit të Zagrebit dhe mori titullin e magjistrit të filologjisë. Po në këtë Universitet (më 1981) mbrojti tezën e doktoratës shkencore.
Gjatë vitit universitar 1978/79 realizoi një qëndrim studimor në RF të Gjermanisë (Universiteti i Göttingenit) si bursist i DAAD-së, ndërsa në vitet 1984/85 (në Universitetin e Göttingenit) dhe 1992/93 (në Universitetin e Münchenit) ishte bursist i Alexander von Humboldt Stiftung-ut.
Në Institutin albanologjik të Prishtinës punoi nga viti 1973; në fillim asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe këshilltar shkencor.
Në vitin akademik 1992/93 (dy semestra) mbajti mësim në Seminar für Allgemeine und Indogermanische Sprachwissenschaft – në Katedrën e albanologjisë – Universiteti i Münchenit.
Nga nëntori i vitit 1993 punon në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare – Dipartimenti i linguistikës, Fakulteti i letërsisë dhe i filozofisë i Universitetit të Kalabrisë, ku tani është profesor i letërsisë shqipe.
Është anëtar i Sindikatës të pavarur të shkrimtarëve italianë.
Botoi një varg veprash me studime letrare si, fjala vjen, Mundësi interpretimi. Ese dhe vështrime. “Rilindja”, Prishtinë 1979. Teksti poetik. Vështrime e kritika. “Rilindja”, Prishtinë 1985; Veçanti ligjërimesh poetike. “Eurorilindja”, Tiranë 1996; Gjymtime dhe shëmtime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. “Shpresa”, Prishtinë 2001; Çështje teorike të letërsisë. “Faik Konica”, Prishtinë 2005; Njëmendësia e fjalëve. Mundësi interpretimesh letrare. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2006; Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2008; Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit e të botës së tij. Mbi këngët kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008; Vëzhgime teorike dhe estetike të De Radës dhe të Fishtës. Shtëpia botuese “Arbëria 07”, Tiranë 2011; Larmi vëzhgimesh letrare. “Faik Konica”, Prishtinë 2012; Ligjërime rreth tekstit letrar poetik (Me Labinot Berishën). “Faik Konica”, Prishtinë 2017; Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinë 2017; Estetika dhe estetika e letërsisë (me Labinot Berishën). “Faik Konica” 2018 dhe monografi (shqip dhe italisht) për Aristotelin, Buzukun, Budin, De Radën, Fishtën, Z. Skiroin, E. Koliqin, M. Camajn, Arshi Pipën, M. Krasniqin, D. Vetmon, A. Shkrelin, Rifat Kukajn, Ibrahim Kadriut; romane (për të rritur e për fëmijë), poezi (për të rritur dhe për fëmijë), vëllime me materiale të letërsisë gojore, vëllime me poezi të zgjedhura të poetëve shqiptarë dhe të huaj, punime të botuara në revista të ndryshme në shqip dhe në gjuhë të tjera, si dhe mori pjesë në shumë tubime letrare e shkencore të karakterit kombëtar e ndërkombëtar.
Nga gjermanishtja përktheu Epin e Gilgameshit, “Rilindja”, Prishtinë 1984, botimi i dytë dhe i tretë në Tiranë 1990, 2008; dhe Këngën e Nibelungëve. Këngën e parë dhe të pestë. Argeta LMG Tiranë 2016; nga italishtja poemën e Domeniko Korradinit H. Brusard Lavdërimi i kryqëzuar, Faik Konica, Prishtinë 2007. Kënga e këngëve “Faik Konica”, Prishtinë 2015; Radovan Zogoviq, Këngët e Ali Binakut. Ardhësit. “Faik Konica”, Prishtinë 2016; Psalmet. Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër – Pult, Shkodër 2017, Qasje artit poetik (Poetika) të Aristotelit etj.
Në vitin 1985 mori Shpërblimin e dhjetorit të KSA të Kosovës për letërsi për veprën Teksti poetik; më 2004 shpërblimin “Hivzi Sulejmani” për romanin Nëna e dritës dhe shpërblimin “Asdreni” për përkthimin poetik të Epit të Gilgameshit (Korçë qershor 2009), më 2012 shpërblimin “Giorge Mangone” të Sindikatës të pavarur të shkrimtarëve italianë për Kalabrinë, më 2014 shpërblimin “Azem Shkreli” të Komunës së Pejës, më 2015 shpërblimin “Beqir Musliu” të komunës së Gjilanit dhe Medaljen presidenciale të meritave të Republikës së Kosovës (2017), fitues i “Muzës së Agimit” (2018), çmimin tradicional “Ora e Tahir Deskut” të komunës së Klinës (2019), çmimin Din Mehmeti të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (2020) dhe shpërblimin “Ymer Elshani” për romanin për fëmijë “Kush dëgjoftë e mos tregoftë…” (2020) dhe Dekoratën Nëna Tereze të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë për studimet letrare dhe për veprat për Nënën Tereze, veçmas për kompletin prej shtatë vëllimesh – Nënën Tereze në shtatë shpalime (2021).
VEPRA TË BOTUARA NGA ANTON NIKË BERISHA
I. VEPRA ORIGJINALE
1. Kthimi i Skënderbeut në Krujë. Vjersha për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1970.
2. Përkime poetike. Kritika letrare. “Rilindja”, Prishtinë 1978.
3. Mundësi interpretimi. Ese dhe vështrime. “Rilindja”, Prishtinë 1979.
4. Pilivesa e flakëruar. Poemë për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1980.
5. Këngë dasme I. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1980.
6. Çështje të letërsisë gojore. “Rilindja”, Prishtinë 1982.
7. Antologji e përrallës shqipe. (Bashkë me Myzafere Mustafën), “Rilindja”, Prishtinë 1982.
8. Këngë dasme II. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1984.
9. Motra kërkon vëllezërit. Roman për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1984. Botimi i dytë i përpunuar “Faik Konica”, Prishtinë 2011.
10. Teksti poetik. Vështrime e kritika. “Rilindja”, Prishtinë 1985.
11. Anekdota I. (Bashkë me Anton Çettën e F. Sylën), IAP, Prishtinë 1987.
12. Vajtime, gjamë dhe elegji. (Bashkë me Anton Çettën), IAP, Prishtinë 1987.
13. Mbi letërsinë gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prishtinë 1987.
14. Anekdota II. (Bashkë me Anton Çettën e Fazli Sylën), IAP, Prishtinë 1988.
15. Kështjella e dritës. Libër leximi për klasën IV (me Mehmet Gjevorin e Qamil Batallin). Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë 1988.
16. E Bukura e Dheut. Roman për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1989. Botimi i dytë i përpunuar “Faik Konica”, Prishtinë 2011. Botimi i tretë Argeta LMG, Tiranë 2015.
17. Shumësia kuptimore. Ese dhe vështrime. “Rilindja, Prishtinë 1990.
18. E Bukura e Dheut bahet nuse. (Zgjedhje përrallash shqiptare), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1991.
19. The angry Cloud. (Re e mllefur). An Anthology of Albanian Stories from Yugoslavia. Translated from the Albanian by John Hodgson. The Kosova Association of Literary Translators, Prishtinë 1991.
20. Bimorja. Roman për të rritur. “Rilindja”, Prishtinë 1993. Botimi i dytë i përpunuar “Faik Konica” Prishtinë 2012.
21. Këngë kreshnike III. (Bashkë me A. Çettën, F. Sylën, M. Mustafën), IAP, Prishtinë 1993.
22. Vepra letrare e Martin Camajt. “Radhonjtë e Zjarrit”, n. 18, Kozencë, 1994.
23. Vepra letrare e Martin Camajt. Botimi i dytë i rishikuar dhe i shtuar, “Lajmtari”, Tiranë 2000. Botimi i tretë i plotësuar dhe i shtuar “Princi”, Tiranë 2010.
24. Ernest Koliqi poet e prozator. Radhonjtë e “Zjarrit”n. 21, diADIA Editrice, Rende, Kosenza 1995. Botimi i dytë “Toena”, Tiranë 1997.
25. Veçanti ligjërimesh poetike. “Eurorilindja”, Tiranë 1996.
26. Tre saggi sull’opera di Giuseppe Schirò. “Biblos”, Palermo 1997.
27. Mbi tri vepra poetike të Zef Skiroit. “Rilindja”, Prishtinë 1997.
28. Antologji e poezisë gojore arbëreshe. Antologia della poesia orale arbëreshe. Transkriptimin F. Altimari. Përkthimin V. Belmonte. Rubbettino, Soveria Mannelli, Catanzaro 1998.
29. Antologji e poezisë gojore arbëreshe. Vetëm tekstet në arbërisht. “Shpresa”, Kisha e Shën Ndout, Prishtinë 1999.
30. Qasje poetikës së letërsisë gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prishtinë 1998.
31. Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe. Antologia della poesia contemporanea italo-albanese. Përkthimet në italisht Vinçenc Belmonte. Centro Editoriale e Librario della Università degli Studi della Calabria, Cosenza 1999.
32. Burim drite e dashurie. Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1618-1998. “Shpresa”, Prishtinë 1999.
33. Mbi letërsinë e arbëreshëve të Italisë. Pjesa e parë. “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2000.
34. Gjymtime dhe shëmtime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. “Shpresa”, Prishtinë 2001. Ribotuar më 2007 në revistën ARS të Tiranës.
35. Poezia për fëmijë e Mark Krasniqit. Studim monografik. “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
36. Antologji e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë. “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2002.
37. Gjin Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar. Roman. “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
38. Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2003.
39. Su due opere di Girolamo De Rada. I Canti di Milosao. Skanderbeg sfortunato. Palermo 2004.
40. Nëna e dritës. Roman. “Shpresa”, Prishtinë 2004.
41. Thelbësorja e besimit dhe lutjeve të Nënës Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinë 2005.
42 Çështje teorike të letërsisë. “Faik Konica”, Prishtinë 2005.
43. Njëmendësia e fjalëve. Mundësi interpretimesh letrare. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2006.
44. Nëna Tereze: Jeta është vetë jeta e Zotit në ne. Studim. Tekste. Testamenti shpirtëror dhe letra të Nënës Tereze. “Sanctea Crucis”, Prishtinë 2007.
45. Ferri i lodhur. Roman. “Faik Konica”, Prishtinë 2007.
46. Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit dhe e hyjnimit të saj. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2008.
47. Testamenti shpirtëror i Nënës Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinë 2008.
48. Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit e të botës së tij. Mbi këngët kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
49. Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2008.
50. Antologji e kangëve kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
51. Shën Pali dhe Nëna Tereze. Qasje besimit – dashurisë për Hyjin e për njeriun. “Maluka”, Tiranë 2009. Botimi i dytë i plotësuar. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2009. Botimi i tretë “Faik Konica” 2010.
52. Sull’opera Letteraria di Dushko Vetmo. Studio. Mbi veprën letrare të Dushko Vetmos. Studim. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica, Sezione di Albanologia. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”, Rende (Italia) 2009.
53. Antologia della letteratura degli Albanesi di Calabria. (Bashkë me A. Altimarin, F. De Rosa, V. Belmonte) Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2009.
54. Ujëvarë drite në zemër. Katërmbëdhjetë pamje të hirit hyjnor të Agneze Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. “Argeta – LMG”. Tiranë 2009. Botimi i dytë nga e njëjta shtëpi botuese 2010. Botimi i tretë – botimi gegnisht. Misioni Françeskan, Tuz 2014.
55. Nëna Tereze, Lutja është zëri i Zotit në thellësinë e zemrës. Zgjedhjen, shqipërimin nga italishtja dhe parathënien Anton Nikë Berisha, “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2010.
56. Nëna Tereze në tri shpalime. “Faik Konica”, Prishtinë 2010.
57. Cascata di luce nel cuore. Quattordici immagini sulla Grazia Divina di Agnese Gonxhe Bojaxhiu – Madre Teresa. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2010. Botimi i dytë më 2012 nga i njëjti botues.
58. Approccio ai canti albanesi dei prodi. Traduzione di Enina Nishani, Fierella de Rosa, Orjeta Hashorva. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2010.
59. Nëna Tereze në poezinë bashkëkohore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinë 2010.
60. Poetika e fjalëve të gurta. Qasje veprës letrare të Azem Shkrelit. “Argeta – LMG”, Tiranë 2011.
61. Delle Rapsodie albanesi del 1866. Studio. Traduzione a cura di Vincenzo Belmonte. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2011.
62. Vëzhgime teorike dhe estetike të De Radës dhe të Fishtës. Shtëpia botuese “Arbëria 07”, Tiranë 2011.
63. Larmi vëzhgimesh letrare. “Faik Konica”, Prishtinë 2012.
64. Dritë në shtjellën e gërbulës. Roman. “Fjala Hyjnore”, Prishtinë – Shkodër 2012.
65. Rreth veprës “Il Canzoniere albanese” të Françesk Anton Santorit. Studim. Con una sintesi in intaliano. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2012.
66. Letërsia për fëmijë si art i fjalës. Shtëpia botuese “Arbëria 07”, Tiranë 2013.
67. Rrënjësia etnike në veprën e Mark Krasniqit. “Faik Konica”, Prishtinë 2013.
68. Shën Maria dhe Nëna Tereze. Studim. Arqipeshvia Metropolitane Shkodër – Pult & Fjala Hyjnore, Tiranë – Prishtinë – Shkodër 2013.
69. Vetëdëshmi të Ismail Kadaresë për letërsinë. Buzuku, Prishtinë 2013.
70. La sete pietrificata. Romanzo. Traduzione di Albana Alia. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2013.
71. “Meshari” – vepër e hartuar nga Gjon Buzuku. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”. Comet Editore Press. Cosenza 2014. Botimi i dytë “Faik Konica”, Prishtinë 2014.
72. Doracak për Nënën Tereze. Argeta LMG & Fjala Hyjnore. Tiranë, Prishtinë, Shkodër 2014.
73. Prushi i bukurisë. Përsiatje poetike për artin e fjalës. Il fulgore della bellezza. Rifflesioni poetiche sull’ arte della parola. Traduzione a cura di Albana Alia. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2014. Botimi i dytë Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Prishtinë 2015.
74. Pjetër Budi poet dhe prozator. Studim. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2015. Botimi i dytë “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
75. Kënga e këngëve – kryevepër poetike e dashurisë dhe e jetës. Me përkthim të ri të tekstit. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
76. Dritë në zemër. Dramë. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
77. Gjon Buzuku poeti ynë i parë. Studim. Faik Konica, Prishtinë 2016. Botimi i dytë Pellegrini Editore, Cosenza 2016.
78. Frymësi e fjalës. Poezi. Argeta LMG, Tiranë 2016.
79. Il sogno del vento. Racconto di Madre Teresa. Romanzo. Prefazione di Alessandro Gaudio. Traduzione italiana a cura di Albana Alia & Fieorella de Rosa. Pellegrini Editore, Cosenza 2016.
80. Ligjërime rreth tekstit letrar poetik. Me Labinot Berishën. “Faik Konica”, Prishtinë 2017.
81. Paanësia e fjalës poetike. Libri i parathënieve. “Faik Konica”, Prishtinë 2017.
82. Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinë 2017.
83. Sytë e heshtjes. Përsiatje poetike. Argeta, Tiranë 2018.
84. Arshi Pipa krijues i mendimit të lirë. Letra, biseda, poezi, kritikë. Faik Konica, Prishtinë 2018.
85. Vëzhgime mbi “Poetikën” e Aristotelit. Studim. Faik Konica, Prishtinë 2018.
86. Estetika dhe estetika e letërsisë. Tekst për studentë. Bashkë me Labinot Berishën. Faik Konica, Prishtinë 2018.
87. Nëna Tereze në shtatë shpalime 1 – 7. Faik Konica, Prishtinë 2019.
88. Rreth veprës letrare të Ibrahim Kadriut. Faik Konica, Prishtinë 2019.
89. Tronditjet shpirtërore si mesazhe poetike. (Për Poezinë e Agim Matos). Milosao, Sarandë 2019.
90. Qenësia e kumtit poetik. Libri i parathënieve 2. Faik Konica, Prishtinë 2019.
91. Pjetër Budi, Proza. Qendra shqiptare e studimeve “Pjetër Budi”, Tiranë 2019.
92. Veçanti të veprës letrare për fëmijë të Rifat Kukajt. Argeta LMG, Tiranë 2020.
93. Poezia si shtegtim i qenësishëm shpirtëror. Mbi poezinë e Daniele Giancan-es. La poesia come un viaggio esistenziale. Della poesia di Daniele Giancane. Shtëpia botuese Milosao, Sarandë 2020.
94. Nëna Tereze: “E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit”. Në tri gjuhë: Shqip, maqedonisht dhe anglisht. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2020.
95. Poetika e letërsisë për fëmijë. Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Prishtinë 2020.
96. Kush dëgjoftë e mos tregoftë… Roman për fëmijë. Faik Konica, Prishtinë 2020.
97. Vepra e Anton Çettës përligj qenësinë e trashëgimisë sonë. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2020.
98. Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1555 – 2015. Faik Konica, Prishtinë 2020.
99. Qenësia dhe shqiptimi poetik i krijimit letrar. Mbi disa vepra dhe autorë të Kosovës Lindore. Beqir Musliu, Gjilan 2021. Botimi i dytë me titull Të shprehurit poetik qenësi e veprës letrare. Mbi disa vepra dhe autorë të Kosovës Lindore. Beqir Musliu, Gjilan 2021
100. Frymëmarrje nate. Roman. Faik Konica, Prishtinë 2021.
101. Shpalime rrënjësh. Vëzhgime etnologjike dhe kulturore. Faik Konica, Prishtinë 2021.
102. Martin Camaj: Letërsia ashtë jeta ime e vërtetë. 49 letra të tij dhe teksti i bisedës i vitit 1990. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2021.
103. Maksimilian Lamberci për letërsinë shqipe. Studim monografik. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2021.
104. Hire të vetmisë. Përsiatje poetike. Argeta LMG, Tiranë 2021.
105. Nëna Tereze: “E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit”. Doracak i shkurtër. Radio Maria, Tiranë 2022.
106. Ramadan Musliu poet i mirëfilltë modern. Studim. Beqir Musliu, Gjilan 2022.
107. Letra të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2022.
108. Mbi disa kryevepra të letërsisë botërore. Shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë 2022.
109. Dy kryevepra lirike të Fishtës. Rreth veprave “Jerina ase Mbretnesha e luleve” dhe “Zana e Vizitorit”. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
110. Kanuni – dëshmi e qenësishme e ligjësive të lashta të jetesës së njeriut tonë. Edhe me parathanë të Fishtës të vitit 1933. Studim. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2023.
111. Ernest Koliqi poet, prozator dhe dramaturg. Agroprint Shkup 2023.
II. KOMPLETE VEPRASH
1. Dushko Vetmo, Vepra letrare. Opera letteraria. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica – Sezione di Albanologia. Cosenza 2007.
2. Giuseppe Del Gaudio, L’opere drammatiche. Vepra dramatike. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2008.
III. VËLLIME POEZISH TË ZGJEDHURA
1. Mirko Gashi, Plagë uji. “Rilindja”, Prishtinë 1990.
2. Visar Zhiti, Kohë e vrarë në sy. “Rilindja”, Prishtinë 1997.
3. Giuseppe Schirò di Maxho, Dove antico dolore. Dhembje e ngrirë. Palermo 1998.
4. Vorea Ujko, Gërmime në dhimbje. A.C.I.G.A., Editrice Il coscile, Cosenza 1998. Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
5. Lluka Perrone, Ujëvarë lotngrirë. Radhonjtë: “Shkrimtarë arbëreshë” 1, Kozencë 1999. Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
6. Enza Scutari, Hënza fshihet prapa meleve. “Svinga”, Prishtinë 2000.
7. Mark Krasniqi, Poezi e zgjedhur për fëmijë. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë 2001.
8. Azem Shkreli, Rrënjë të gurta. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinë 2001. Botimi i dytë i rishikuar, Shtëpia e kulturës, Pejë 2012.
9. Azem Shkreli, Parola di pietra. Traduzione italiana di Amik Kasoruho. Stilo Editrice, Bari 2005.
10. Vorea Ujko. Fshehtësia e rrënjëve. Poezi e zgjedhur. Botimet “Toena”, Tiranë 2007.
11. Ramadan Mehmeti, Bekimi i gjurmëve. Parathënien Prend Buzhala, “Rozafa”, Prishtinë 2008.
12. Jeton Kelmendi, Erdhe për gjurmë të erës. “GlobusR”, Tiranë 2009.
13. Miradije Ramiqi, Dashuria flet me zemrën e diellit. “Faik Konica”, Prishtinë 2013.
14. Ibrahim Kadriu, Kohë e djegur në bebëza. Poezi e zgjedhur. Faik Konica, Prishtinë 2013.
15. Ibrahim Kadriu, Tempo incenerito nelle pupille. Poesie scelte. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2014.
16. Dushko Vetmo, Atologji letrare. Poezi. Prozë. Vepra teatrale. Antologia letteraria. Poesia. Prosa. Opere teatrali. Comet Editor Press. Cosenza 2015. Botimi i dytë vetëm në arbërisht. Milosao. Sarandë 2016.
17. Agim Gjakova, Gërmime në etje. Svinga. Prishtinë 2015; botimi i dytë i shtuar Prishtin 2020.
18. Sabit Rrustemi, Ndezje yjesh në zemër. “Beqir Misliu”, Prishtinë 2015.
19. Prend Buzhala, Psherëtima pergamene. Rozafa, Prishtinë 2016.
20. Giovanni Pistoia, Il vento rimane senza respire. Poesie. Scelta e prefazione Anton Nikë Berisha. Castrovillari 2016.
21. Zef Skiro di Maxhio, Te liqeni i zemrës. Milosao. Sarandë 2017.
22. Rexhep Elmazi. Psherëtima shiu. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
23. Agim Mato, Shkretëtirë harrimi. Poezi. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Faik Konica, Prishtinë 2018.
24. Timo Mërkuri, Ëndërrime të mbytura në det. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Muslia, Gjilan 2018.
25. Frederik Rreshpja, Era përkund pikëllimin e luleve. Poezi. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
26. Ymer Elshani, Kur vallëzojnë buzëqeshjet. Poezi e zgjedhur për fëmijë. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Faik Konica, Prishtinë 2021.
27. Ramadan Musliu, Shtjellë shpirtërore. Poezi. Zjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Muliu, Gjilan 2021.
28. Mirko Gashi, Polipet e vdekjes. Zjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Muliu, Gjilan 2021.
29. Jusuf Gërvalla, Dhembje të ndrydhura. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2022.
30. Remzije J. Zekolli, Ujëvarë mungëtirash. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Lena, Prishtinë 2023.
31. Frymësi amshimi. Poezi kushtuar heroit Agim Ramadanit. Zgjedhjen dhe përgatitjen për botim Anton Nikë Berisha dhe Sabit Rrustemi. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
32. Remzije J. Zekolli, Ujëvarë mungëtirash. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Lena, Prishtinë 2023.
33. Hsan Muzli Selimi, Psherëtimë ëndrrash. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
IV. VËLLIME PUNIMESH TË ZGJEDHURA
1. Atë Anton Harapi, Njesimi kombtár dhe ideali kombtár. Kuvendi françeskan i Gjakovës, Gjakovë 1997.
2. Anton Çetta dhe vepra e tij (Autorë të tjerë për A. Çettën). Kuvendi françeskan i Gjakovës, Gjakovë 1997.
3. Atë Bernardin Palaj, Mitologji, doke e zakone shqiptare. “Shpresa”, Prishtinë 2000.
4. Françesko Altimari, Vëzhgime gjuhësore dhe letrare arbëreshe. “Shpresa – Kuvendi Salezian” & “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
5. Atë Marin Sirdani, Françeskanët në Shqypní dhe shqiptarët katolikë në lamë t’atdhetarís. “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
6. Atë Marin Sirdani, Ndriçime të historís, të kulturës dhe të artit shqiptar. “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
7. Në mbretërinë poetike. Kritikë letrare për veprën e Anton Pashkut. “Shpresa”, Prishtinë 2002.
8. Duaje Zotin me gjithë zemër. Biseda me Mons. Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinë 2002.
9. Anton Harapi, Shqiptari dhe bota e tij. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2003.
10. Autorë të tjerë për veprën e Anton Harapit. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2003.
11. Mons. Zef Gashi, Zoti në jetën time. “Shpresa”, Prishtinë 2003.
12. Fishta, Piksime estetike mbi artin e fjalës. “Shpresa”, Prishtinë 2004.
13. Mirash Gojçaj, Thesare të Malsisë. Emisioni françeskan, Tuz 2006.
14. Agneze Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze, Lutja është zëri i Zotit në thellsinë e zemrës. Përkthyer nga italishtja me parathënie. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2010.
15. Agneze Gonxhe Bojaxhiu, Tekste lutjesh, letra, mendime. “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
16. Sabit Rrustemi, Fajin që (e) bëmë. Zgjedhje tregimesh. Beqir Musliu, Prishtinë 20016.
17. Ramadan Rexhepi, Kumbnaret. Tregime dhe novela. Përgatiti për botim dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
18. Nasi Lera, Frynte shumë erë. Tri novela. Zgjedhjen Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2023.
V. VËLLIME, TRANSKRIPTIME E PËRSHTATJE
1. Rapsodi të një poeme shqiptare. (Transliteruar e përgatitur për shtyp bashkë me A. Çettën), Jeronim De Rada, VEPRA 5 (Kompleti), “Rilindja”, Prishtinë 1983.
2. Leonardo De Martini, Harpa arbnore. Shkrimin hyrës E. Koliqi, “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
3. Kuvendi i Arbënit 1703. Tri versione. Përshtatjen në gjuhën e sotme të përkthimit të Engjëll Radojës e bëri Anton N. Berisha. Konferenca ipeshkvore shqiptare. Prishtinë 2003. Botimi i dytë vetëm versioni i përshtatur, “Shpresa”, Prishtinë 2003.
4. Gjergj Fishta. Numër tematik i revistës letrare “JETA E RE” Nr. 11 – 12, Prishtinë 1990.
5. Faik Konica “JETA E RE”, Nr. 3, Prishtinë 1995.
6. Martin Camaj “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinë 1996.
7. Anton Pashku “JETA E RE”, Nr. 4, Prishtinë 1996.
8. Atë Anton Harapi “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinë 1997.
VI. PËRKTHIME LETRARE
1. Epi i Gilgameshit. Përkthimin nga gjermanishtja, parathënien dhe plotësimin me shënime nga A. N. Berisha. “Rilindja”, Prishtinë 1984. Botimi i dytë “Naim Frashëri”, Tiranë 1990. Botimi i tretë i rishikuar “Argeta – LMG”, Tiranë 2008, botimi i katërt nga i njëjti botues 2016.
2. Domeniko Korradini H. Brusard, Lavdërimi i kryqëzuar. Përkthim nga italishtja, “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
3. Giuseppe Napolitano. Pëshpëritje hënës. Bashkë me Ilire Zajmin. “Faik Konica”, Prishtinë 2014.
4. Kënga e këngëve – kryevepër poetike e dashurisë dhe e jetës. Me përkthim të ri të tekstit. “Faik Konica”, Prishtinë 2015, botuar më parë në revistën “Fjala Hyjnore”, Prishtinë – Shkodër 2013.
5. Kënga e Nibelungëve. Kënga e parë dhe e pestë. Përkthimin nga gjermanishtja edhe parathënien Anton Nikë Berisha. Argeta LMG, Tiranë 2016. Botuar më parë në veprën “Njëmendësia e fjalëve”. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
6. Giovanni Pistoia, Era mbeti pa frymëmarrje. Zgjedhjen, parathënien dhe përkthimin nga italishtja Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Prishtinë 2016.
7. Radovan Zogoviq, Këngët e Ali Binakut. Ardhësit. Përktheu nga origjinali dhe parathënien Anton Nikë Berisha, “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
8. Psalmet. Shqipërimin dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër – Pult, Shkodër 2017.
9. Aristoteli, Qasje artit poetik. Përkthimin, studimin hyrës dhe shënimet Anton Nikë Berisha. Argeta LMG, Tiranë 2020.
…
Duke pasur parasysh të dhënat që sollëm më lart, që dëshmojnë për një krijimtari të pasur e të rëndësishme, e vlerësuar lart nga autorë shqiptarë dhe të huaj, jemi të bindur se propozimi ynë do të merret parasysh për ta çuar në duart meritore Çmimin më të rëndësishëm, Çmimin për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” , i bindur thellësisht se me këtë akt, më shumë nderohet Juria përkatëse letrare si dhe vetë institucioni më i lartë i kulturës në vend – Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës, se sa vetë Anton Nikë Berisha, i cili e ka merituar këtë Çmim qe sa e sa vite.
SABIT RRUSTEM
Drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”