Futboll

Ardin Dallku, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori futbollistë të Gjilanit

 
 
Gjilan, 31 Janar 2021-Sport Club Gjilani  ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 3 futbollistë.
Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori, janë futbollistët të cilët sot kanë nënshkruar kontrata me skuadrën .
Për Qëndrim Dautajn do të jetë një rikthim në skuadrën e Gjilanit, me mesfushorin i cili së fundëmi u paraqit në fanellën e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.
Ardhja tjetër në skuadrën e Gjilanit është Ardin Dallku, i cili pozitën e tijë e ka mbrojtës qendre, mirëpo ai gjithashtu luan edhe si mbrojtës i krahut. Dallku në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku kishte luajtur në skuadrën e Shkëndisë nga Tetova.
26 vjeçari, Ardin Dallku, paraqitje kishte bërë edhe në kampionatin Ukrainas me Vorskla Poltavën, ku ishte paraqitur për 3 edicione dhe gjithashtu me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka 2 paraqitje me fanelën Dardane.
Përforcimi tjetër i skuadrës së eshtë mbrojtësi i majtë Drin Govori.
Govori 21vjeç para se të nënshkruante me skuadrën e Gjilanit ishte pjesë e Skëndërbeut në Shqipëri. Govori është futbollist i dalur nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, ku karrierë ka bërë nëpër disa skuadra brenda Kosovës.
Sport Club “Gjilani” ju uron mirëseardhje futbollistëve dhe ju dëshiron paraqitje pozitive me fanelën kuq e bardh.
 

You Might Also Like