Muzikë

Arta Haziri me ankesë i drejtohet ministrit dhe MKRS-së

Letër publike drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe z.Hajrulla Çeku nga Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, 29 Korrik 2024.
ANKESË:
I nderuar Ministër,
Duke sjellur në vëmendje çështjen e thirrjeve të fundit për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, ku në shpalljen e rezultateve të para jemi refuzuar për mbështetje financiare, si dhe pas rishqyrtimit të ankesës tonë, aktiviteti ynë kulturor nuk është rreshtuar në listën e aktiviteteve të mbështetura nga Ministria.
Ne jemi të zhgënjyer plotësisht nga mungesa e mbështetjes financiare nga Ministria për festivalin internacional “Rising Stars”, pavarësisht nga përpjekjet tona maksimale, duke siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim dhe madje duke aplikuar me dokumente shtesë me qëllim të transparencës. Ne çdo ditë, bëjmë shumë punë dhe përkushtim për organizimin e festivalit , andaj mospërkrahja është një zhgënjim i madh për ne.
Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” ka një histori të gjatë në ofrimin e programeve cilësore që promovojnë kulturën, artin dhe krijimtarinë. Vizioni ynë përputhet me qëllimet e Ministrisë dhe ne e kemi vendosur veten si një qendër jetike kulturore për komunitetin tonë. Ne ofrojmë një mjedis të sigurtë dhe gjithëpërfshirës për individët që të zhvillojnë formën e tyre të artit dhe kemi kontribuar ndjeshëm në avancimin e arteve në komunitetin tonë.
Pavarësisht potencialit tonë të qartë dhe angazhimit për përsosmëri, ne nuk kemi marrë fondet e nevojshme për të vazhduar operacionet tona. Besoj se kjo është një mundësi e humbur, jo vetëm për këtë qendër por për komunitetin tonë në tërësi. Kërkoj me respekt që ju, si Ministër përgjegjës për Kulturën, Rininë dhe Sportin, ta rishikoni këtë vendim dhe të siguroni financimin e nevojshëm për të mundësuar vazhdimin e punës sonë.
Jam e lumtur t’ju jap më shumë informacion rreth aktiviteteve dhe arritjeve tona.
Mollëkuqet funksionon si organizatë tash e 10 vjet. Është ideuar dhe themeluar nga Arta Haziri-Nuhiu. Krijimi i kësaj organizate erdhi si një dëshirë për të mbështetur talentet e rinj në muzikë, duke u dhënë atyre mundësi të ndryshme për të shfaqur talentin e tyre dhe për të përjetuar skena dhe eksperienca të natyrave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjatë këtyre viteve, janë bërë sakrifica të mëdha vetëm që që kjo organizatë të mos shuhet, e që ta përkrah rininë në çdo moment.
Mollëkuqet dhe Rising Stars, si dy festivale, fillimisht kanë për qëllim zbulimin dhe promovimin e talentëve muzikorë brenda dhe jashtë trojeve shqip-folëse. Kjo ndërlidhet shumë mirë me zhvillimin e turizmit dhe promovimin e vlerave kombëtare që posedojmë, duke qenë se prej “Mollëkuqet” dhe “Rising Stars” kemi arritur ti sjellim rreth 25 shtete Kosovës, kështu duke realizuar dy festivale me përmasa të Eurovisionit. Garuesit sipas prirjes, dispozitave dhe interesimit individual zhvillojne shkathtesi te ndryshme per interpretim artistik ne kete aktivitet muzikor.
Organizata jonë jo vetëm që ka organizuar me sukses një sërë ngjarjesh kulturore, por gjithashtu ka perfaqësuar shtetin e Kosovës në festivale internacionale në shtete të ndryshme të botës si France, Greqi, Ukraine, Çeki, Lituani, Itali, Slloveni, Bjellorusi, Maqedoni, Bullgari, Estoni, Malte etj … ku nga secili festival kemi dalur te fituar me çmime te rendesishme dhe fitore te medha me nxenesit e talentuar te organizates sone me ne krye mua si anetare e jurise profesionale te secilit festival, ku kemi rrëmbyer çmimet “Grand Prix”, dhe çmimet e para, të dyta e të treta në kategori të ndryshme.
Për më tepër, qendra ka ndihmuar në trajnimin dhe mentorimin e një numri artistësh të rinj të talentuar, të cilët kanë arritur sukses në fushat e tyre përkatëse. Ata janë bërë anëtarë të vlefshëm të komunitetit tonë, duke kontribuar në pasurinë dhe diversitetin e tij kulturor.
Fëmijët gjatë gjithë kohës na pyesin se kur do të mbahet Festivali “Rising Stars”, dhe do të ishte pakënaqësi e madhe të shohim fytyrat e tyre të mërzitura rreth anulimit të festivalit.
Shpresoj se do ta kuptoni rëndësinë e punës sonë dhe do të mbështesni qendrën tonë në përpjekjet e saj për të çuar përpara qëllimet tona.
Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje.
Sinqerisht,
Arta NUHIU
Director
QKA “Mollëkuqet”

You Might Also Like